S’ka më parim “fituesi me fituesin”! DPMNE dhe ASH të gatshme për bashkëqeverisje

122

Që në 2016-ën, kur BDI përzgjodhi LSDM-në për partner për formimin e qeverisë, është prishur parimi ‘fituesi me fituesin’, pohoi mbrëmë në “ClickPlus” kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski.

Prandaj ai tani shprehet i hapur për koalicion me të gjitha partitë për formimin e qeverisë së ardhshme, përfshirë Aleancën për Shqiptarët për të cilën edhe u pyet konkretisht.

“Me zgjedhjet e 2016-tës, parimi ‘fituesi me fituesin’ praktikisht më nuk ekziston dhe tani do të vlejë rregulli ‘programi me program’, kuptohet. Absolutisht po, me çdo parti politike që është e gatshme të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në, do të ulemi, të flasim, të përcaktojmë programet, do të përpiqemi të bëjmë një sinergji me ato programe. Kuptohet ne si parti më e madhe nuk do të veprojme në mënyrë absolutiste”, tha Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.

Por a është Aleanca për Shqiptarët e gatshme për koalicion me VMRO-DPMNE-në. Nënkryetari i kësaj partie Elmi Aziri thotë se po, dhe se të hapur për partneritet janë me çdo parti që e pranon programin, platformën dhe qëllimet e ASH-së.

“Programi, platforma dhe vizioni i Aleancës për Shqiptarët janë instrumentet dhe mekanizmat mbi të cilët do të debatohet me çdo subjekt politik që dëshiron të bashke qeverisë me Aleancën për Shqiptarët. Orientimi pro perëndimor, pro evropianë dhe pro NATO i shqiptarëve është orientim shekullor, nuk është orientim prej dje. Kjo nuk do të rrezikohet në asnjë mënyrë, përkundrazi do të përforcohen angazhimet e Maqedonisë së Veriut, e Aleancës për shqiptarët dhe qytetarëve që të të arrijmë standardet e bashkimit evropian”, tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët. Për pohimin e Mickoskist se më nuk ekziston parimi ‘fituesi me fituesin’, TV21 kërkoi qëndrim edhe nga BDI, parti e cila po ashtu pohon se do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, por përgjigje nuk morëm.  (TV21.tv)

Comments are closed.