Teknologjia ka ardhur me një risi të re duke bërë që me anë të thonjve, të cilat lidhen me telefonin duke bërë që kufjet të dalin jashtë funksionit. Kjo është krijuar nga shpikësi Sean Miles, në bashkëpunim me sallonin ‘Nails inc’, ideja e së cilës është që përdoruesit të flasin me miqtë e tyre vetëm duke ngritur gishtin në fytyrë. Një cip Bluetooth lidhet me thonjtë dhe telefonin që mund të ruhet në xhep ose çantë, duke mos i lejuar përdoruesit që ti përgjigjen një telefonate si përpara. Gjithashtu, kjo risi ndihmon që të ruani një këngë apo të zgjidhni numrin e fundit që të telefononi vetëm me anë të një shtypje të butonit. Pajisja ‘The Mobile Nail’ është shumë e vogël dhe mund të modifikohet me mënyra të ndryshme të dizajnit të thonjve që të ngjajë bukur në dorë. Sipas The Mirror, përdoruesit do mund të blejnë pajisjen që javën e ardhshme në Londër. Eksperti i së ardhmes, Dr Pearson predikon që ky zhvillim do zëvendësojë smartphonët që nga viti 2049.