Shkup, 9 korrik – Nga shtatori i këtij viti, të gjithë nxënësit e klasave të para do të mësojnë me programe të njëjta. Nuk do të ketë shkolla ku do të pilotohen programet e reja, sipas reformave të paralajmëruara më parë. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, gjatë prezantimit të rezultateve të 30 ditëve të para të punës ka bërë me dije se nuk do të lejojmë të eksperimentohet me nxënësit dhe se nuk do të nisim të zbatojnë asnjë ide pa qenë të sigurt se janë krijuar kushtet për realizimin me sukses të reformave.
“Në ketë kontekst edhe programet e reja për nxënësit e klasave të para do të përpilohen me konsultimin dhe përfshirjen e gjithë faktorëve. Duhet të jemi të kujdesshëm kur marrim vendime, pasi është në pyetje shkollimi i fëmijëve… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)