Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka konfirmuar me anë të një fotoje se avioni Piper Malibu, me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, i cili u zhduk me 21 janar është gjetur në fund të detit të Kanalit mes Francës dhe Anglisë.
Në fakt është vetëm një pjesë e avionit, sepse mjeti fluturues është shpërbërë gjatë përplasjes me ujin. Megjithatë, pjesa e gjetur që duket edhe në foto është mjaft e qartë për të vërtetuar se ky është avioni me të cilin po udhëtonte Sala me pilotin.
“Tragjikisht, në pamjet video të ROV-it, një pjesë është e dukshme mes rrënojave. AAIB tani po shqyrton hapat e ardhshëm, në konsultim me familjet e pilotit, pasagjerit dhe policisë”, thuhet në njoftimin e agjencisë.