Jesse Rodriguez, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka hedhur në gjyq ish të fejuarën e tij, Aurah Ruiz. Modelja spanjolle akuzohet për fyerje, shpifje dhe persekutim në rrjetet sociale. Siç raporton “Salvame”, konkurrentja e Big Brother VIP në gadishullin iberik do të largohet disa ditë nga shtëpia për t’u përballur me drejtësinë. Gjyqi do të zhvillohet më 15 tetor dhe Ruiz duhet të jetë e pranishme për t’u përballur me akuzat që janë bërë ndaj saj.
Duket se futbollisti 25-vjeçar ndihet i lodhur nga komentet që ish e dashura e tij ka bërë pas hyrjes në formatin Grand Hermano VIP të Telecinco dhe mesazhet që ka publikuar shpesh herë në profilin e saj në “Instagram”. Brunja simpatike do të shkojë në Gjykatën e Las Palmas për tu përballur me akuzat që i ka bërë ish-partneri i saj, me të cilin ka edhe një djalë të vogël që quhet Nyan.
Mediat spanjolle raportojnë se Aurah ende nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur jashtë, por pritet t’i komunikohet së shpejti dhe të vihet para drejtësisë.