Vedat Muriqi vazhdon ta ketë fjalën e fundit te Fenerbahce. Fenerbahce është duke luajtur kundër Genclerbirligi, ndërsa rezultati pas pjesës së parë është 3-1 në të mirë të vendasve, shkruan Reporteri.net, përcjellë gazeta Koha. Dy gola në këtë 45 minutësh të parë i ka shënuar Vedat Muriqi.
Sulmuesi nga Kosova golin e parë e realizoi me kokë, ndërsa të dytin u tregua dinak duke vjedhur një top ku më pas realizoi për mrekulli.
Muriqi tani ka arritur në shifrën e 9 goalve në Superligën e Turqisë.