Shkup, 26 dhjetor – Ka kaluar më tepër se një vit që kur u institucionalizua ideja për vendosjen e mekanizmave të mbrojtjes të standardit të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe nuk është bërë asnjë hap përpara në drejtim të realizimit të këtij synimi. Ka qenë vetë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ajo që e para publikoi planin përkatës dhe ishte vetë ministri i asaj kohe, Abdilaqim Ademi që deklaroi se MASH do të angazhohet për rregullimin institucional të respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Kjo, sipas idesë në fjalë, do të bëhej përmes Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë (ITSHKSH), e cila do të fitonte të drejtën juridike dhe përgjegjësinë profesionale për të licencuar lektorët e gjuhës shqipe. Mirëpo, 14 muaj më pas, jo vetëm që nuk është rregulluar asgjë në këtë drejtim, por ITSHK-së nuk i është kthyer as përgjigje formale për hapat që duhet ndërmarrë. Gjithçka duket se ka ngecur në vend në nivelin e artikulimit të idesë dhe premtimeve se MASH përmes ITSHK-së, do të gjejë mekanizmin mbrojtës të drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqime. Ideja është që, asnjë tekst i shkruar apo dokument zyrtar të mos publikohet nga ana e institucioneve publike dhe private pa mbajtur firmën e lektorëve. Ndërkaq, këto të fundit do të licencohen nga ITSHK-ja, e cila do të gjejë dhe vendos format që do të zbatohen në funksion të përgjegjësisë dhe ingerencave për të licencuar kandidatët përkatës. Drejtori i ITSHKSH-së, Skënder Asani, thotë se kanë dërguar me kohë kërkesën në Ministri. Mirëpo, nuk na është kthyer përgjigje ende, pohon ai. Pra, procesi në dukje shumë i thjesht është bllokuar për shkak të ndërlikimeve në Ligj. Sipas tij, meqë nuk ka përgjigje zyrtare nga ana e MASH-it, mbetet… (më gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.