Tetovë, 24 dhjetor – Mosformimi i Këshillit në Komunën e Tetovës edhe sivjet mban peng ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave, të cilët gjatë katër viteve të kaluara – nuk u gjendën në asnjërën prej seancave të Këshillit, shkruan gazeta KOHA. Ndryshimi i emrave të disa shkollave të mesme dhe fillore në Tetovë, edhe pse është inicuar disa herë nga disa drejtorë të shkollave, megjithatë këto kërkesa nuk arritën të jenë në rend dite para këshilltarëve qoftë edhe për debat dhe më pas edhe për miratim. Mospasja e një konsensusi mes shumicës në ish-përbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës, gjegjësisht këshilltarëve të VMRO-së dhe BDI-së, kishte bërë që kjo çështje të mos debatohet me arsyetimin se duhet një klimë më pozitive në tërë vendin për të ndryshuar emrat e shkollave apo rrugëve. Ish-kryetari i Këshillit të Komunës… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)