Shkup, 2 nëntor – Seanca e parë e Parlamentit pas zgjedhjeve lokale të së dielës, e mbajtur dje, ka rikthyer përdorimin e telefonave të mençur, të njohur ndryshe si smartphone, shkruan gazeta KOHA. Pothuajse të gjithë deputetët e Maqedonisë, disa derisa vazhdonte seanca, e disa në pauzë, janë parë me telefona në duar. Njëri duke bërë “selfie”, tjetri duke parë “ëhats upp” dhe Facebook… Me gjasë, nga fotot që i sjell KOHA, duket se ” s’ka kuptim të qenit deputet nëse nuk e përdor smartphonin edhe gjatë seancës”! (koha.mk)