Shkup, 28 maj – Një ditë para publikimit të raportit të progresit nga KE-ja, pushteti dhe opozita nuk arritën të harmonizojnë qëndrimet për Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike.
Kryeministri Zoran Zaev premtoi se palët do të mundohen që nëse jo ta miratojnë, të paktën para publikimit të raporti të bëhet e ditur për opinionin marrëveshja mes pushtetit dhe opozitës. Jo vetëm që nuk ka marrëveshje, por që nga takimi i fundit kur grupet negociuese vendosën vija të trasha ndaj qëndrimeve të ndara, nuk ka pasur takime të reja. Javën që lamë pas, Zaev kishte deklaruar se do të angazhohet për takim liderësh, por edhe një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Këto ditë unë, ministrja Deskoska dhe ekipi imë do të kontaktojmë me ekipin nga opozita, po nëse duhet edhe takim liderësh do të thërrasim që të bëjmë gjithçka që duhet me qëllim që të përfundojë edhe ky ligj. Periudha deri në fillim të muajit qershor është koha më cilësore që e kemi në dispozicion”, pati theksuar Zoran Zaev, Kryeministër, raporton Alsat-M, transmeton Koha.mk
Burime nga grupi negociues i opozitës njoftojnë bëjnë të ditur se akoma janë duke pritur ftesën nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Sipas kabinetit të Deskoskas, për momentin nuk ka klimë për marrëveshje.
“Për momentin nuk klimë në të cilën cila do nga palët do të mund të luhatej nga qëndrimet e thëna. Nuk do të lejojmë që për çfarëdo çmimi të miratohet ligji”, u shprehën nga Ministria e Drejtësisë.
Negociatat mes pushteti dhe opozitës pushuan pas thellimit të dallimeve mes palëve lidhur me kërkesën e opozitës për ta dërguar propozimin-Ligjin për Prokurorinë Publike për mendim në Komisionin e Venecias. Pushteti kërkesën e tyre nuk e pranoi me arsyetimin se ligji do të dërgohet për mendim në Venecia pas miratimit ndërsa më pas rekomandimet do të përfshihen në tekst.
Dallime të thella ekzistojnë edhe lidhur me nenin 105 të propozimit, heqjen e të cilit e kërkon opozita me qëllim që të shfuqizohen të gjitha akuzat e PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017. Në prononcimin e fundit, ministrja Deskoska deklaroi se me ose pa opozitën, Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet, duke shpresuar për mbështetjen edhe me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja. (koha.mk)