Shkup, 23 shtator – Ndeshja e parë e javës së 7 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë ndërmjet dy skuadrave shqiptare Renova dhe Shkupi, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë përfundoi me rezultatin më jo të popullarizuar 0-0 bën të ditur KOHA.
Për Shkupin ky është një rezultat i mirë duke marr parasysh se vazhdoi serinë pa disfata në katër ndeshjet e fundit, ku prej tyre tre janë fitore dhe ky i fundit barazim. Pas kësaj ndeshje, Shkupi mban pozitën e tretë me 11 pikë të grumbulluara, derisa Renova gjendet në pozitën e 6 me vëtëm 6 pikë të grumbulluara. (koha.mk)