S’ka asnjë të dhënë që vaksina e Covid dëmton pjellorinë

28

Vaksina e Covid ka qenë shumë e diskutuar si në media ashtu dhe në rrethin e shkencëtarëve, ku ka pasur dhe teori se ndikojnë në uljen e pjellorisë tek gratë. Por BBC raporton se bazuar në një studim të fundit është vënë re se vaksinat nuk ndikojnë aspak tek pjelloria e grave. Ky studim është një përgjigje për teoritë që qarkullojnë në media se vaksina e Pfizer mund të shkaktojë infertilitet tek gratë.

“Nuk ka asnjë mekanizëm të besueshëm biologjik me të cilin vaksina mund të ndikojë në pjellorinë tuaj”, thotë prof. Lucy Chappell, një profesor në obstetrikë në King’s College London dhe zëdhënës i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve. Po ashtu shkencëtarët thonë se nuk ka “asnjë provë” nga studimet e kryera deri tani që vaksina të ndikojë negativisht. Po ashtu profesori Chappell deklaroi se ka shumë prova nga vaksinat e tjera, duke përfshirë dhe atë të gripit, që nuk kanë asnjë ndikim në pjellori dhe janë plotësisht të sigurta dhe rekomandohen për përdorim gjatë shtatzënësisë.