Shkup, 9 maj – LSDM vlerëson se nuk ekziston asnjë pengesë që menjëherë të ndahet mandati për qeverinë e re dhe se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka asnjë pretekst që të plotësojë detyrimin e tij kushtetues. “Interes shtetëror i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është që të kenë qeveri ashtu siç votuan e cila do ta lëvizë vendin përpara në proceset euroatlantike dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë dhe kjo do të ndodhë. Do të riafirmohet edhe programi i qeverisë së re reformuese që e garanton karakterin unitar dhe pavarësinë e shtetit”, citon LSDM-ja në njoftimin e sotëm. LSDM konsideron se është e nevojshme qetësim urgjent i situatës politike dhe ekonomike në vend dhe se çdo kundërshtim i transferimit paqësor të pushtetit sjell përgjegjësi. “I bëj thirrje të gjithëve në vend në mënyrë konstruktive të përfshihen në proceset demokratike, që janë proces i pandalshëm”, thuhet në njoftim