Manchester City fitoi 1-0 ndaj Tottenham-it në një ndeshje përcaktuese për titullin kampion. “Qytetarët” marrin kreun e klasifikimit, ndërsa një skenë xhentëllmenësh ka ndodhur pas sfidës. Bernardo Silva, një nga më të mirët e City-t këtë sezon, ka fituar çmimin si lojtari i ndeshjes. Portugezi nuk e pranoi çmimin dhe ia dhuroi atë Phil Fodenit. Në një prononcim për shtyp pas ndeshjes ia dorëzoi çmimin 18-vjeçarit dhe i thuri elozhe publikisht. “Mendoj se Phil e meriton. Shënoi golin e fitores dhe na dha 3 pikë të rëndësishme”. Një veprim i bukur nga Silva që përkrah të riun e talentuar.
👏 – "This one is for you, you scored the winner!"
Bernardo Silva with a touch of class, even in his post-match interview…✨ pic.twitter.com/U6LJC1KyLR
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 20, 2019