Pritjes së gjate në radhe për të marr ndihmën sociale, ia pa sherrin një qytetar i komunitetit rom. Ai e humb durimin duke ngritur zërin, por i menjëhershëm ka qenë intervenimi i sigurimit duke përdorur force për ta nxjerr jashtë. Gruaja e tij, e shqetësuar nga ajo gjendje, pas britmave e tentativës për t’i ndihmuar bashkëshortit, alivanoset e bie pa ndjenja në dysheme, përcjell Special.mk. Kjo ngjarje ndodhi në mesditën e së hënës, në një banke te Kumanovës, para syve të shumë qytetareve, te cilët pritnin në radhe të gjatë. Ne ndihmë të gruas i erdhi autoambulanca për ekzaminim mjekësor. Ne vendin e ngjarjes erdhi edhe policia për të ndërmarr masat ligjore ndaj personelit të sigurimit të bankës për ushtrimit të dhunës së tepruar ndaj klientit.