Një grua në Angli solli në jetë një vajzë teksa ndodhej në koma dhe nuk ka asnjë kujtim për këtë ngjarje. Deanne Harry u vendos në koma pasi thuajse vdiq për shkak të një komplikacioni. Ajo u zgjua 3 javë më vonë në spitalin King’s College në Londër. Gjëja e fundit që 35-vjeçarja mban mend është bashkëshorti i saj David, që bënte shaka përpara se ajo të futej në sallë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes cezariane. Ku u zgjua, Deanne nuk e njohu të bijën. Përpara se ta operonin, gruaja shfaqi shenja të presionit të lartë të gjakut, që në të shumtat e rasteve rrezikon jetën e nënës dhe bebes. Kjo gjendje çoi në mos funksiononim të veshkave, e kjo bëri që mjekët ta vinin atë në koma. Gruaja ishte dyfish me fat, pasi mjekët arritën t’i gjenin gjithashtu një donator të veshkës, duke i shpëtuar kështu jetën.