“S’je i Shkupit nëse…”, nesër nis aksion për vendosje të shportave për mbeturina në Çair

Shkup, 24 nëntor – Pas aksionit më se të suksesshëm që e organizuan para pak kohe për rregullimin e fushës së Basketbollit, fan page-i “S’je i Shkupit nëse…”, ka vendosur të realizojë edhe një iniciativë qytetarë këtë të shtunë.

Më 25 nëntor do të dalin dhe të vendosin shporta të reja për mbeturina tek Parku i Çairit.

Gjatë aksionit do të na shoqëron bendi më aktual në Shkup, Fullstop. Aksioni fton të gjithë të interesuarit nëse jo të punojnë të paktën të argëtohen dhe të dëgjojnë muzikë të mirë.

Iniciativa mbështetet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.