Kumanovë, 21 shkurt –Dezinfektim i shpeshtë, sigurim të dhomave të izoluara për raste të dyshimta të infektuarve nga fruthi dhe për hospitalizim janë një pjesë e masave që i kanë ndërmarrë Spitali i Kumanovës dhe Qendra për Shëndet Publik Kumanovë, pasi është rritur numri i të infektuarve nga fruthi informuan sot, përgjegjësit nga të dyja institucionet shëndetësore. Në takimin që është mbajtur dje përfaqësuesit e komisionit për infeksione intraspitalore kanë vendosur dhe të përkufizohet vizita në Spitalin e Kumanovës.
Një foshnjë gjashtëmuajshe e cila këtë javë është hospitalizuar në Kozle, ndërsa pastaj edhe në Spitalin e Kumanovës, është sëmurë nga fruthi dhe është transferuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.
Doktor Jadranka Stemenkovska nga Qendra për Shëndet Publik Kumanovë informon se nga fillimi i vitit, e deri më tani, gjithsej tetë persona nga Kumanova janë sëmurë nga fruthi. Gjashtë fëmijë, prej një deri në gjashtë muaj edhe epidemiologjikisht janë të ndërlidhur me hospitalizim në Institutit për Sëmundje të Mushkërive në Kozle, ndërsa dy janë persona të rritur prej 21 dhe 28 vjet, te të cilët nuk ka ndërlidhje epidemiologjike. Një fëmijë ka vdekur, për të cilin tashmë informuan nga Shkupi.
Në vaksinimin kundër fruthit apeloi edhe doktor Agron Sulejmani, shef i repartit për fëmijë nga Kumanova. Ai informoi se te ata dy fëmijë nga fillimi i shpalljes së epidemisë kanë qëndruar në spital, të tjerët janë kontrolluar në ambulancë dhe menjëherë janë transferuar në Klinikën Infektuese.
Në vitin 2009/10 në Kumanovë ushte shpallur epidemi e fruthit dhe atëherë numri i të sëmurëve ishte 100 persona.