Shkup, 23 dhjetor – Rimbursimet e TVSH-së për kompanitë u rritën me 18 për qind krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 22.8 miliardë denarë ose 370.7 milionë euro. Ministri i Financave Dragan Tevdovski për MIA-n tha se rimbursimi i TVSH-së tani bëhet në mënyrë të menjëhershme, jo-selektive – automatikisht.
Tevdovski theksoi se sivjet është realizuar rritja e lartë e taksave dhe kontributeve të grumbulluara prej 8.1 për qind që nga nëntori i vjetshëm.
“Pagesa më e mirë e të gjitha llojeve të tatimeve, si dhe kontributeve, është një konfirmim i lëvizjeve pozitive në ekonomi dhe të punësimit”, tha Tevdovski.
Ai thekson se qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë ekonominë me fondet më të larta të planifikuara për masat aktive për punësim në Buxhet, më shumë fonde për mbështetjen e ndërmarrjeve, si dhe fonde për projekte të mëdha të infrastrukturës.