West Hami mposhti 2-1 West Bromwich Albionin të martën mbrëma. Tash, një raport nga ‘Athletic’ ka vënë në pah një situatë kontroverse rreth ndeshjes në veçanti për mungesën e Robert Snodgrass. Thuhet se dy klubet u ‘pajtuan’ që skocezi të mos luante.
Sam Allardyce potencoi se ai nuk mundi ta përzgjidhte sulmuesin për shkak të një ‘marrëveshjeje mes dy klubeve’ e cila ishte arritur kur Snodgrass u transferua mes tyre më 8 janar.
”Në këtë ndeshje atij nuk i lejohej të luante”, tha ai për reporterët. ”Nëse e donim lojtarin, u desh të pajtoheshim me këtë kusht”, shtoi më tej Allardyce
Edhe nëse ai nuk po i referohej ndonjë marrëveshjeje të shkruar, rregullorja 17 e Premier Leagues thotë se ”asnjë klub nuk duhet të lidhë një kontratë që i mundëson një pale tjetër në atë kontratë të fitojë aftësinë materiale për të ndikuar në politikat e saj ose në performancën e ekipeve të saj në ndeshjet e ligës”. Nëse gjenden fajtore, klubet mund të përballen me heqje pikësh – edhe pse ‘Athletic’ raporton se kjo ka pak gjasa të ndodhë – ose dënim me gjobë.