Sërish situatë e tensionuar para Parlamentit shqiptar, ku është duke vijuar seanca plenare ndërsa jashtë protestojnë ithtarë të opozitës së bashkuar shqiptare dhe qytetarë të pakënaqur.
Protestuesit tentojnë në mënyrë të dhunshme të depërtojnë përmes kordonit policor dhe të hyjnë në Parlament. Ndaj nëpunësve policore hidhen bomba tymi dhe gjësende të forta.
Tani për tani nuk ka informacione për policë të lënduar.
Paraprakisht situatë e tensionuar ishte para Ministrisë së Punëve të Brendshme ku me policët u përplasën banorët e lagjes “Astir”, të cilët protestojnë mbi 120 ditë, pasi shtëpitë e tyre duhet të rrënohen që të ndërtohet unaza e madhe në Tiranë.
Në ndërkohë edhe një deputet dha betimin në Parlament ndërsa edhe dy e kanë dorëzuar formularin e nevojshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me ta Parlamenti tashmë i ka 101 deputetë.
Për tubimin e sotëm janë angazhuar 1.300 pjesëtarë të policisë prej të gjitha sektoreve, ndërsa topat e ujit janë përgatitur nëse është e nevojshme të shpërndahen protestuesit.
Në protestën e tetë me radhë nuk mori pjesë lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili është në Berlin në takim me funksionarë të lartë të CDU-së dhe Partive Popullore Evropiane. Sipas partisë, temë e takimeve do të jetë situata politike aktuale në Shqipëri dhe aktivitetet e opozitës për ndërrimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. (koha.mk)