Shkup, 8 janar Gjendja në Maqedoni me motin e lig të shkaktuar nga kushtet e pavolitshme meteorologjike, në përgjithësi është e qetë me sfida serioze që janë në pah dhe me mundësi ende aktuale për zhvillim negativ të ngjarjeve, posaçërisht nga temperaturat e ulëta të cilat mund të shkaktojnë probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe në komunikacion. Kjo u theksua në seancën e fundit të Komitetit drejtues për kriza në të cilën zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorçev tha se shërbimet kompetente bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre në nivel qendror dhe lokal që të tejkalohen sfidat me të cilat po ballafaqohemi. “Tashmë është dita e tretë nga cikli i pavolitshëm meteorologjik. Nga ana e të gjitha shërbimeve të cilat janë në terren, personat zyrtar dhe institucionet kompetente është vlerësuar se nata e mbrëmshme ka kaluar me probleme më të vogla nga të djeshmet. Kjo nuk duhet të na relaksojë përkundrazi edhe më tej duhet të qëndrojmë të përkushtuar”, tha Gjorgjiev në konferencën e sotme për media, duke theksuar se institucionet kompetente edhe shërbimet profesioniste e vlerësojnë situatën si në përgjithësi stabile me ekzistimin e sfidave serioze të cilat duhet të vëzhgohen edhe me potencial për zhvillim të skenarit negativ. Ai theksoi se ende kanë ndikim faktorët negativë, ndërsa fokusi sot dhe në ditët në vijim, siç tha, nga faktori i rrezikut borë transferohet në faktorin e rrezikut temperatura të ulëta. Ai iu falënderua qytetarëve për bashkëngjitjen drejt udhëzimeve të dhëna për ballafaqim më të lehtë me pasojat nga moti i ligë dhe kërkoi të vazhdojë trendi pozitiv në sjelljen e tyre dhe pranimin e rekomandimit. Gjorçev shtoi se institucionet mbeten të gatshme në çdo moment të veprojnë dhe në çdo pjesë të terrenit dhe të bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre që të reduktohen rreziqet në minimum dhe pasojat të tejkalohen në periudhë të shpejtë kohore. Përkujtoi se në fuqi mbeten rekomandimet dhe obligimet ligjore për qarkullim në komunikacion dhe theksoi se qytetarët të cilët patjetër duhet të udhëtojnë ta bëjnë në periudhën e ditës kur temperaturat janë më të larta. Nga ana e EVN Maqedoni, siç tha, janë informuar se gjatë natës së kaluar ka pasur numër të madh intervenimesh në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa për momentin punojnë në sanimin e problemeve në disa fshatrat malore në pjesën lindore të Maqedonisë. Sipas të dhënave të EVN Maqedoni, konsumi i energjisë elektrike për dallim prej dje kur ishte më i lartë për 5 për qind nga e zakonta sot është rritur për 10 qind. “Nga ana e EVN Maqedoni jemi informuar se konsumi i shtuar mund të ndikojë në shkaktimin e disa sfidave të caktuara”, theksoi Gjorgjiev dhe kërkoi nga qytetarët racionalisht ta shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë që të mosshkaktojnë ngasrkesa serioze të rrjetit. Nadica Vçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) potencon se rrugët magjistrale në vend dhe në pjesën më të madhe ato rajonale janë të kalueshme, në kushte dimërore dhe në mënyrë të vështirësuar. “Sipas informatave të cilat i kemi nga qendrat rajonale për menaxhim me kriza, gjatë 24 orëve të shkuara kaloi relativisht qetë dhe pa probleme më të mëdha… Ka vende në lartësi më të larta mbidetare në disa komuna në të cilat rrugët janë të pakalueshme, si në Rankovc, Shtip, Strugë, Kumanovë, Çuçer Sandevë… të cilat edhe zakonisht gjatë periudhës së dimrit janë të shkëputura”, tha Vçkova. Ajo theksoi se komunikacioni ajror dhe ai hekurudhor po zhvillohen rregullisht , përveç në pjesën e hekurudhës prej Velesit drejt Koçanit, ku prej mbrëmë, prej orës 21 ka shtresa të grumbulluara bore. “Linjat ndërkombëtare po zhvillohen rregullisht, me vonesa prej gjysmë ore deri një orë, ndërkaq ndalesa për komunikacion për automjete të rënda ngarkuese tani për tani ka në Mavrovë, por ndalesat gjatë ditës sërish mund të hyjnë në fuqi, sepse prej ore në orë gjendja po ndërron. Në numrin pa pagesë telefonik të QMK për thirrje urgjente 195 në 24 orët e fundit patëm rreth 60 thirrje, të cilat në pjesë më të madhe ishin të karakterit informativ”, tha Vçkova. Maria Anastasova nga Shërbimi për Ndihmë të Shpejtë mjekësore (IMP) e Qytetit të Shkupit theksoi se gjatë ditës së djeshme ka pasur 48, ndërsa sot deri në orën 15:00, 40 intervenime. “Kemi numër të shtuar të thirrjeve dhe intervenimeve në 24 orët e fundit, megjithatë ishin të zakonshme për periudhën e dimrit. Në periudhën prej orës 8:00 dje deri sot në orën 8:00 janë kryer 148 intervenime, ndërsa sot prej orës 8:00 deri në orën 15:00 40 intervenime prej të cilave nuk pati asnjë fatkeqësi komunikacioni apo fraktura si pasojë e rënies nga lëvizja”, tha Anastasova. Kjo, siç theksoi, sipas të gjitha gjasave, i referohet respektimit të rekomandimeve të popullatës dhe se është ditë jopune. Rekomandoi që qytetarët më shumë të kenë kujdes kur do të fillojnë ditët e punës, posaçërisht në orët e mëngjesit kur shkojnë në punë. “Nëse qytetarët kanë nevojë të kryejnë obligime të caktuara, ta bëjnë këtë në pjesën e ditës kur temperaturat janë më të larta dhe t’i respektojnë rekomandimet”, potencoi Anastasova.