Shkup, 11 nëntor – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha masat dhe të gjitha institucionet janë kyçur që të zbulojnë çfarë ka ndodhur të premten në OHIS, informon KOHA.
“Inspektorët po e shkruajnë raportin dhe tani jemi në pritje të analizave laboratorike për të parë nëse ka mbetur ndonjë rrezik. Nuk ka vend për panik. Nuk ka ndotje të ajrit”, tha Nuredini pas brifingut me mediat.
Ai bind se nuk ka vend për panik dhe situata është nën kontroll. Inspektori shtetëror i mjedisit jetësor Pejo Kirovski, i cili ka qenë në terren për këtë rast, deklaroi se bëhet fjalë për derdhje të një lëngu gjatë larjes së një cisterne e cila më herët ka bartur metil akrilat monomer.
“Gjatë shpëlarje me ujë, ka ardhur deri te derdhja e lëngut në një koritë prej betoni, e cila shërben në rast incidenti të mos vijë deri te derdhja në sipërfaqen e tokës dhe të mos arrij ta ndot tokën dhe ujin. Si rezultat i kësaj, ne kemi dhënë urdhër që të pastrohet ky lëng nga korita menjëherë, pasi që përhapej armë që i shqetësonte qytetarët. Por rreth orës 20:30 pasdite kjo mbaroi”, tha Kirovski.
Ai informoi se më 9 nëntor është bërë kontroll nga ana e Inspektoratit të Mjedisit Jetësor.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve sa ka qenë sasia e e liruar në ajër, ai tha se nga ana e njësive të ARM-së është bërë kontroll dhe ende nuk kanë marrë rezultate nga ana e Inspektoratit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ana Karanfilova Maznevska, udhëheqëse me sektorin për menaxhim me mbeturinat nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deklaroi se bëhet fjalë për pronë e cila nuk i përket Ministrisë dikasteriale, ndërsa kreditorët shpallin tender dhe vendosin. (koha.mk)