Vjenë, 29 tetor – Më shumë se gjysma e austriakëve midis 18 dhe 50 vjeç janë të brengosur për shkak të situatës së tyre financiare pas daljes në pension, tregon një hulumtim të cilin e zbatoi agjencia Majnungsraum.
Dy të tretat nuk presin se do të mund të jetojnë prej pensionit shtetëror dhe vlerësojnë se me atë do të duhet të kenë edhe të ardhura plotësuese. Sigurimi privat i pensionit po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe 75 për qind e të anketuarve vlerësojnë se do të duhet në mënyrë private ta financojnë pensionin e tyre.
Gratë janë pesimiste më të mëdha në krahasim me burrat për këtë çështje. Madje 66 për qind e grave janë brengosur për situatën financiare të tyre në pension, ndërsa tek burrat kjo shifër është 54 për qind. Gjithashtu anketa tregoi se austriakët janë gjithnjë e më të brengosur nëse janë më afër daljes në pension.