Borha Valero nuk shqetësohet aspak për ndonjë kritikë në drejtim të lojës së Interit për aq kohë sa skuadra e Spaletit do të vazhdojë të ketë rezultate mjaft pozitive. 32-vjeçari spanjoll madje uron që këto kritika të vazhdojnë, sikurse fitoret radhazi të Interit.
“Shpresoj që këto kritika të zgjasin deri në fund të sezonit, mjafton që Interi të fitojë. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë, secili ka mendimin e tij. Megjithatë, të marrësh shtatë fitore dhe vetëm një barazim në tetë javët e pare, nuk është e thjeshtë”, u shpreh Valero. Napoli vjen nga një humbje 2-1 në Çampions në fushën e Mançester Sitit, me skuadrën e Pep Guardiolës, që sipas Valeros, tregoi se limitet e Napolit.
“Po, ashtu siç e shoh unë futbollit, Napoli luan futbollin më të bukur. Ka një manovër fluide dhe të shpejtë, e kontrollin topin dhe shënon shumë. Është gjithmonë dëfryese ta ndjekësh Napolin. Gjithsesi, Mançester Siti i Guardiolës na bëri të kuptojmë që Napoli nuk është i pamposhtur. Duhet të përfitojmë nga situatat që mund të krijohen në favorin tonë. Duhet të jemi të përqendruar për 95 minuta, sepse, po u lejove hapësira, ata të bëjnë keq”, deklaroi Valero. Cekim, ndeshja mes Napolit dhe Interit luhet sonte (e shtunë) me fillim në ora 20.45.