David Silva është shumë pranë firmës së kontratës së re me Mançester Siti, sipas asaj që shkruan shtypi britanik. Mesfushori spanjoll do të nënshkruajë deri në vitin 2020. Në fillim u mendua se David Silva mund të kishte nisur sezonin e fundit me skuadrën e Guardiola, tani por është e sigurt se ai do të qëndrojë edhe për tre sezone të tjera në “Ettihad Stadium”. Të paktën deri në fund të sezonit, Silva do të firmosë për rinovimin në bazë 170 mijë eurove në sezon. 31-vjeçari iu bashkua Siti para shtatë sezonesh dhe në vitin 2020 do të mbushë 10 vite me klubin ku ka fituar gjithçka të mundshme në Angli dhe dëshiron të jetë i suksesshëm në Evropë. Kohët e fundit është folur se David Silva mund të kalonte te Milani në Serie A ose te klubi i fëmijërisë Las Palmas, por trajneri i Mançester Siti, Pep Guardiola vuri një kusht të parevokueshëm se të paktën për dy sezonet e ardhshme spanjolli do të jetë pjesë e Mançester Siti.