SHBA-ja do ta rrisë praninë në Siri pas një sërë incidentesh të vogla e ushtarët rusë, që i ka rritur tensionet në atë vend.
“SHBA-ja nuk dëshiron përplasje me cilin do komb në Siri, por, nëse nevojitet do t’i mbrojmë forcat e koalicionit”, deklaroi kapiteni i marinës amerikane Bill Urban, i cili nuk e emëron Rusinë.
Paraprakisht, një përfaqësues anonim amerikan bëri të ditur se hap më i ri i SHBA-së është një sinjal i qartë se Moska duhet ta vazhdojë procesin e deeskalimit, si dhe Rusia dhe palët e tjera duhet të shmangin veprimet joprofesionale, të pasigurta dhe provokuese në pjesën verilindore të Sirisë.