Shkup, 28 mars – Gjithsej 958 nëpunës administrativë të punësuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit janë përfshirë me fazën e parë për risistematizim në institucionet nga sektori publik.
Arsimi, përvoja e punës, gjendja momentale me numrin e të punësuarve në institucione, ku sistemohen dhe vendbanimi janë kriteret në bazë të cilave zbatohet procedura.
Tërë procesi përfshin gjithsej 1.600 persona, ndërsa të tjerët do të sistemohen në fazën e dytë.
“Problemi me 1.600 të punësuarit në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit, përfundimisht është tejkaluar”. Këtë në brifing e paralajmëroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.
Këto risistemime janë mundësuar nga ndryshimet në Ligjin për nëpunës shtetërorë dhe amendamente të Ligjit për të punësuar në sektorin publik, Ligjin për Drejtorinë për të Ardhura Publike, Ligjin për procedurë tatimore dhe Ligjin për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social.
Tërë ky proces nuk ka ngarkesa buxhetore shtesë ndërsa mes personave të cilët janë përfshirë me sistemimin nuk ka vetëm shqiptarë etnikë.
“Nëse këto persona refuzojnë të sistemohen në vendet e punës të parapara për ato sipas kritereve të përmendura, do të transferohen në listën e transferimeve në MSHIA. Për momentin kur do të kërkohen për ndërmarrje kanë për obligim ta pranojnë ofertën, Nëse sërish refuzojnë, me ato marrëveshja do të shkëputet”, informon ministri.
“Besoj se këta persona pozitivisht do të përgjigjen në kërkesën tonë për sistematizim. Deri tani nuk kemi deklarata, as indikacione se ata nuk kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshje, me të cilën do të sistemohen në vendin e caktuar të punës”, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, Hazbi Lika në konferencën e sotme për media.
Nëse vendi i parë i punës i ofruar nuk u pëlqen, ato do të gjenden në listën e transferimeve të MSHIA, ndërsa prej atje institucionet do të kenë kontroll për personat të cilët janë të qasshëm, ndërsa të cilët u përgjigjen nevojave të tyre për angazhim. Nëse edhe ofertën e dytë e refuzojnë, marrëveshja u ndërpritet.
“Me rëndësi është që procesi filloi, zyrtarisht dje, por nuk mundemi me siguri të themi sa ai do të zgjasë. Nëpunësit janë ndarë në dy grupe, kemi kornizë kohore prej një deri në dy muaj për grupin e parë, por kjo nuk është përfundimtare dhe definitive. Paralelisht punojmë edhe me pjesën tjetër të nëpunësve shtetëror, për të cilët do të zbatohen kriteret e njëjta, të cilët u zbatuan edhe për këto”, theksoi Lika.
Lidhur me pagën mesatare që e kanë pranuar këto nëpunës shtetëror, pasi në opinion doli numër me rreth 440 euro. nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë thonë se ky numër nuk është real, sepse secili prej tyre ka pasur arsim të ndryshëm, punësim të ndryshim dhe në pajtim me këtë të gjithë nuk kanë marrë pagë të njëjtë.
Punësimi i këtyre personave ka filluar në vitin 2008 dhe deri në vitin 2014-2015 janë punësuar në pajtim me shpalljet e publikuara në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Kornizë.