Lisbonë, 18 janar – Sistemi shëndetësor i Portugalisë është para kolapsit sepse repartet për kujdes intensiv në spitale janë tejmbushur në zona ku ka rritje shqetësuese të numrit të njerëzve të cilët janë të sëmurë me Kovid-19.
“Sistemi ynë shëndetësor është nën presion të madh. Ekzistojnë kufi dhe jemi pothuajse afër tyre”, deklaroi ministrja portugeze e Shëndetësisë Marta Temido.
Madje edhe para pandemisë, Portugalia ka pasur numër të vogël të shtretërve në 100.000 banorë në Evropë – vetëm 627 në repartet për kujdes intensiv.