Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime Komuna e Prishtina njofton të gjithë kryeqytetasit se gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjencia për Regjistrim Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes. “Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion. Kërkojmë ndjesë për situatën e krijuar dhe pritjet e gjata”, thuhet në njoftimin e Komunës. Mirëpo, nuk kanë ndonjë përgjigje se kur do të rregullohet.