Sistemi e-tatime në ndërprerje, do të vazhdohet afati për fletëparaqitje tatimore

Për shkak të problemeve teknike dhe parashtrimit të vështirësuar të fletëparaqitjeve tatimore përmes sistemit e-Tatime, Drejtoria e të Ardhurave Publike i informon obliguesit tatimor dhe kontabilistët se afati deri më 25 tetor të viti 2017 për parashtrim fletëparaqitjes të TVSH-04 do të vazhdohet.

Në kumtesë theksohet se në momentin kur do të mënjanohen pengesat teknike në TI sistemet, Drejtoria e të Ardhurave Publike në mënyrë shtesë do të informojë për qasje në sistemin e-Tatime dhe për vazhdimin e afatit për parashtrim të fletëparaqitjes TVSH-04.