Tetovë, 21 nëntor – Banorët e vendbanimit Pirok në Komunën e Bogovinës, nga sot kanë sistem të ri të furnizimit me ujë që siguron edhe 20 litra ujë shtesë në sekondë. Kryetari, Albon Xhemaili së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini vunë në punë sistemin e ri të furnizimit me ujë, i cili duhet të përmirësojë furnizimin me ujë në këtë vend.
“Menjëherë pasi para dy javëve kishte lëshim të ri të furnizimit me ujë për vendbanimin Siniçan, përfunduan me sukses punimet për furnizimin me ujë për vendbanimin e Pirokut. Kështu që, këto dy vende e tejkalojnë problemin me ujin e pijshëm. Ndjehem plotësisht i lumtur për faktin se banorët e kësaj lagje nga sot do të kenë kushtet më elementare të jetesës, gjithashtu jam i lumtur që ngadalë po arrijmë atje ku duhet të jemi, për të siguruar furnizimin për të gjitha vendet me ujë të pijshëm, kjo është detyra jonë”, tha kryetari Albon Xhemaili.
Piroku ka mbi 1.000 shtëpi dhe rreth 4 mijë banorë.