Pas aventurave te Liverpool, Juventusi dhe PSG, Mohamed Sissoko ka kaluar një përvojë më ndryshe. Skuadra e Serie B, Ternana ka njoftuar se e ka shkëputur kontratën me futbollistin nga Mali, shkruan zeri.info. Është interesant fakti që Sissoko në këtë klub i kaloi vetëm 25 ditë. Siç njofton Danilo Pagni, drejtor sportiv i Ternanas, ish-anëtari i Juventusit nuk është pajtuar me vendimin e trajnerit që të qëndrojë në bankën e rezervistëve në ndeshjen kundër Trapanit.
“Prioriteti ynë është që Ternana të sigurojë ekzistencën në Serie B, ndërsa Sissoko nuk pati sjellje të një profesionisti. Këtu, të gjithë jemi të bashkuar për një qëllim, për të mirën e Ternanas. Secili që nuk kupton ose nuk ndihet pjesë e kësaj familjeje mund të largohet”, ka thënë Pagni. 32-vjeçari ka luajtur vetëm 35 minuta ndaj Veronës.