Skuadra e Tottenhamit është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Manchester Cityn pas rezultatit të përgjithshëm 4-4.Manchester City realizoi një gol në minutën e fundit me anë të Sterling, por që më pas u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Një episod shumë qesharak ka ndodhur mes lojtarin e Tottenhamit, Moussa Sissoko.
Sissoko – i cili u zëvendësua nga Llorente në minutën e 41 pas lëndimit të pësuar – zbuloi se ai nuk e kishte ditur që skuadra e tij ka kaluar në gjysmëfinale, pasi ishte mërzitur pas golit të Sterling dhe ka shkuar në zhveshtore – duke mos pasur informacion se goli i sulmuesit kundërshtar ishte anuluar.“Isha në stol kur pashë golin që e bëri rezultatin 5-3,” tha ai për L’Equipe.
“Isha shumë i mërzitur dhe shkova direkt në dhomën e zhveshjes. “Isha vetëm, askush nuk shoqëronte, s’kisha pranë asnjë ekran televiziv që po transmetonte lojën. Unë mendova se ishim eliminuar. Pastaj një nga anëtarët e stafit hyri në dhomën e zhveshjes dhe më tha: ‘E pabesueshme, ia dolëm!’.“Unë i thashë: ‘Si po mendon?’ Në atë moment, ai më tha se goli ishte anuluar. Kështu që unë kam veshur një fanellë, harrova për lëndimin tim dhe dola jashtë për t’u bashkuar me të tjerët, për të mos humbur festimet për një moment kaq të rëndësishëm historik, ishte një tronditje e pabesueshme emocionale”, përfundoi ai.