Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sissi fitoi zgjedhjet presidenciale me më shumë se 90% të votave, sipas vlerësimeve të para të publikuara sot nga media shtetërore. “Megjithatë niveli i pjesëmarrjes ishte më i ulët se 50%”, sipas të njëjtave burime.
E përditshmja “Al Ahram” njofton se, “Sissi ka marrë 92% të votave dhe rreth 23 milionë persona morën pjesë në votime, në rreth 60 milionë votues”.
Nga ana tjetër edhe e përditshmja shtetërore “Akhbar al Yaoum” dhe agjencia zyrtare MENA japin të njëjtat shifra.