Ngritja e gishtit të mesit në ceremoninë hapëse në kampionatin Botëror nga ylli i muzikës së Britanisë, Robbie Willimas, u shoqërua me debate të shumta, por vetë ky i fundit ka shpjeguar mesazhin që ka dashur të përcjellë.
I ftuar në emisioni “This Morning Show”, veterani anglez tregoi se gjesti i tij nuk kishte asnjë kuptim me përmbajtjeje sharëse. Sipas tij, gishti i ngritur lart sinjalizonte se kishte mbetur edhe një minutë kohë për të performuar në skenë, duke hedhur poshtë të gjithë akuzat, të cilat nuk e kanë kursyer yllin britanik.
“Isha në një presion të madh, sepse kisha edhe një minutë kohë. Unë bëra thjesht një numërim minutash”-tha ai.