Damask, 26 nëntor – Të paktën 92 pjesëtarë të Forcave Demokratike Siriane kryengritëse kanë humbur jetën në sulmin e luftëtarëve të grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) në pjesën lindore të Sirisë.
Siç kumtoi sot Qendra Siriane për Monitorim të të Drejtave të Njeriut me seli në Londër, kjo paraqet sulm më të përgjakshëm mbi FDS-së nga fillimi i konfliktit në Siri.
Forcat Demokratike Siriane (FDS) është koalicion i disa grupeve kryengritëse kurde dhe arabe, të mbështetura nga SHBA-ja, në të cilin dominojnë Forcat për mbrojtjen e popullit të kurdëve sirianë.