Damask, 22 mars – Qeveria e Sirisë e dënoi deklaratën e presidentit amerikan Donald Tramp, me të cilën porositi se është koha të pranohet se Rrafshnalta e Golanit i përket Izraelit.
Qeveria siriane theksoi se është e vendosur me “të gjitha mjetet” përsëri ta kthejë kontrollin mbi Rrafshnaltën e Golanit.
“Deklarata e Trampit tregon anim të madh të SHBA-së ndaj Izraelit, por realiteti është se Rrafshnalta e Golanit është dhe do të mbetet siriane dhe arabe. Kombi sirian është akoma më vendimtar që ta lirojë këtë pjesë me vlerë të territorit sirian duke i përdorur të gjitha mjetet”, thuhet në kumtesën e Qeverisë siriane.
Tramp dje në Tuiter publikoi se është koha që të pranohet sovraniteti i Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit.
“Pas 52 viteve koha është që SHBA-ja tërësisht ta pranojnë sovranitetin mbi Rrafshnaltën e Golanit, që është me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike dhe sigurie për shtetin e Izraelit dhe stabilitetin rajonal”, shkroi Tramp në Tuiter.
Izraeli e miratoi Rrafshnaltën e Golanit nga Siria gjatë kohës së luftës gjashtëditore në vitin 1976, ndërsa më vonë e anketoi atë rajon.
Lufta gjashtëditore e njohur edhe si Luftë Arabo-Izraelite bëhej midis Izraelit nga njëra anë dhe Egjiptit, Jordanit dhe Sirisë nga ana tjetër. Në fund të luftës Izraeli nën kontrollin e tij i vendosi Rripin e Gazës, Gadishullin e Sinait, Bregun Perëndimor dhe Rrafshnaltën e Golanit.