Abu Bakr al Baghdadi, shefi i ISIS-it, ka mbërritur në qytetin sirian Merkadeh, në jug të provincës së Hasakas, për të marrë pjesë në një takim “shumë të rëndësishëm” të liderëve të grupit terrorist më famëkeq në botë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve iraniane “Fars”, e cila nënvizon që në dy ditët e fundit, janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë “të paprecedenta” në të gjitha zonën, që sipas dëshmive kanë të bëjnë me ardhjen e Baghdadit në qytet.