Në sulmet e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it nën kryesimin e SHBA-ve, të kryera ndaj rajoneve nën pushtimin e organizatës terroriste DEASH, në zonën rurale jugore të qytetit Haseke të Sirisë, gjatë këtij muaji kanë humbur jetën të paktën 35 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e koalicionit që nga fillimi i këtij muaji kanë kryer sulme ajrore ndaj qytezave Tel esh-Shait, El-Cezza, Ez-Zib Heddeç dhe El-Hasan në zonën rurale jugore të qytetit Haseke.
Në sulmin e djeshëm të koalicionit në Tel esh-Shair kanë humbur jetën 10 civilë, në El-Cezza (5 qershor) 10, në Tel esh-Shair (4 qershor) 5, në El-Hasan (3 qershor) 2 dhe në Ez-Zib Heddeç (1 qershor) 8 civilë.
Në anën tjetër në sulmin ajror të forcave të koalicionit ndaj fshatit El Fadil, i cili ndodhet në juglindje të qytetit Haseke të Sirisë, kanë humbur jetën 25 civilë.
Strukturat e DEASH-it në lindje të shtetit po tregojnë prezencë në dy rajone të ndryshme të shkëputura prej njëri-tjetrit, në qytetet Haseke dhe Dejrizor.
YPG/PKK në fillim të muajit maj me mbështetjen e SHBA-ve dhe të Francës kishte rifilluar operacionet kundër strukturave të DEASH-it në këtë vend. Organizata ende nuk ka arritur në ndonjë avancim, kurse DEASH-i po iu përgjigjet fuqishëm.