Andre Silva nuk do të qëndroj të Sevilla, me këta të fundit që nuk do të ushtrojnë të drejtën e blerjes së sulmuesit, por 23-vjeçari nuk do të qëndrojë as te Milani që zotëron kartonin e tij.
Mësohet se për lojtarin ka lëvizur agjenti i tij i famshëm Jorge Mendes për t’i gjetur një sistemim të ri, që pritet të jetë klubi i Wolverhampton.
Në klubin anglez ka një koloni portugezësh me në krye trajnerin Nuno Espirito Santo dhe diçka e tillë do ta lehtësojë operacionin, teksa akordi me Milanin nuk do të jetë i vështirë, sepse Andre Silva nuk është më në planet e kuqezinjve.