“Sirena” të reja kumbojnë për Andrea Belotin, këtë herë jo italiane, por angleze. Pasi shiti Arnautoviçin në Kinë, klubi londinez i Uest Hemit ka gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për sulmuesin italian.
Siçc raporton “Tuttosport”, presidenti i Torinos, Urbano Kairo ka refuzuar menjëherë, pasi nuk do që të shesë kapitenin e skuadrës. Beloti është një nga sulmuesit më premtues italian dhe jo pak herë është kërkuar nga ekipet e mëdha të Italisë, kryesisht Milani.
Nga ana tjetër Ueste Hemi kërkon një sulmues klasi. Pas refuzimit që i bëri Higuain, sytë tashmë janë hedhur te Beloti, por tratativat me presidentin e Torinos janë më shumë se të vështira.