Sulmuesi portugez i Milan, Andre Silva nuk ka mundur ende të shprehë plotësisht talentin e tij te kuqezinjtë. I mbështetur dhe sponsorizuar nga një farë Cristiano Ronaldo, Andre Silva u transferua te Milan si një goditje surprizë me shumë pritshmëri të larta, por të pajustifikuara, të paktën deri tani. Fenomenal në Europa League, me 6 gola të realizuar në 6 ndeshje të fazës së grupeve, Andre Silva ka qenë një fantazëm prej vërteti në kampionat, me 0 gola dhe jashtë manovrës së sulmit.
I konsideruar tashmë një rezervë e Kalinic, madje në balotazh me Cutrone, Andre Silva mund të huazohet lehtësisht gjatë merkatos së janarit, të paktën kështu deklaroi trajneri i ri i Milan. Referuar asaj që raporton “Daily Motion”, Arsenal nuk është kushtëzuar nga paraqitja zhgënjyese e portugezit në Seria A dhe është gati të tentojë ta marrë në formë huazimi në janar. Klubi do të kursente një shifër të koknsiderueshme për pagën e portugezit, por edhe mund të refuzojë ofertën për të mos u provuar nga shërbimet e të riut portugez.