Numri i të punësuarve në vend llogaritet mbi 1.2 milion, ndërsa rënia e papunësisë ra në 11.5%. Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e së hënës një grafik, përmes së cilit bëhet një paraqitje e statistikave të punësimit në vend.
Të dhënat e publikuara nga Kryeministri i referohen raporteve të Bankës Botërore. Referuar grafikut sot në Shqipëri janë të punësuar mbi 1.2 milionë persona, kur në vitin 2013 numri i të punësuarve llogaritej rreth 995 mijë.
Numri i vendeve të reja të punës në bazë të të dhënave të Bankës Botërore rezulton të jetë 274453 më i lartë në 2019, krahasuar me 2013.
Papunësia sipas të dhënave të publikuara, ka rënë nga 17% në vitin 2013 në 11.5% në vitin 2019. “Mirëmëngjes dhe me këtë fakt të vlerësuar edhe në Raportin e fundit të Bankës Botërore, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama/ATSH.