Gjenevë, 31 mars – Një numër në rritje i spitaleve në Evropë po luftojnë me dhjetëra mijëra pacientë të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa kriza ka treguar paradoks – vendet evropiane, të cilat kanë sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor dhe spitalet, nuk janë në gjendje ta përballojnë pandeminë Kovid-19, informon Koha.mk
Epidemiologët pretendojnë se arsyeja për këtë është organizimi i sistemit shëndetësor në të cilin vend qendror kanë spitalet, mungesa e përvojës epidemiologjike dhe vendosja joselektive e pacientëve në spitale.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar tregoi mungesën e qasjes evropiane ndaj pandemisë, duke theksuar se duhej të merreshin veprime më agresive dy muaj më parë dhe duhej të kryheshin testime më të gjera dhe masa më të mira monitorimi.
Ekspertët gjithashtu theksuan se spitalet në Evropë janë të pajisura mirë, por kjo tani është shndërruar në problem, pasi lufta kundër epidemisë nuk menaxhohet në spitale, ata janë vetëm përgjegjës për rikuperimin e pasojave të epidemisë. Në fakt, spitalet janë të rezervuara vetëm për pacientët të cilët janë në gjendje më të vështirë, ndërsa pacientët e tjerë janë të izoluar ose trajtohen në objekte të tjera, siç janë spitalet në terren, të cilat tani po ndërtohen në të gjithë Evropën. Për këtë model kërkon nevojiten një numër i madh i punonjësve shëndetësorë, përveç mjekëve, të cilët kanë njohuri për epideminë.
Një pjesë e ekspertëve argumentojnë se vendet evropiane kanë gabuar në llogaritjen e aftësisë së tyre për t’u ballafaquar me epideminë, dhe shumë janë të befasuar nga fakti që koronavirusi i ri po përhapet kaq shpejt. (koha.mk)