Për gjithë çfarë bëjmë ne në Beograd kemi përkrahjen e një pjese të administratës së Shtëpisë së Bardhë, asaj pjese që dëshiron zgjidhje kompromis me Kosovën, citojnë mediat e Beogradit ministrin serb të Jashtëm Ivica Daçiq.
Tash ka një shpërputhje të madhe, por nëse do të bëj presion kjo pjesë në pjesën tjetër të elitës politike të Uashingtonit, mbetet të shihet. Tash për tash qëndrimet e Shtëpisë dallojnë shumë nga ato të Departamentit të Shtetit, kur bëhet fjalë për Kosovën, është shprehur Daçiq, transmeton Koha.net.
Sipas tij, presidenti Trump dhe njerëzit e tij dëshirojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet sa më parë, meqë ky përbën interes personal për të.
Ata dëshirojnë “zgjidhjen për Kosovën” para se të fillojë finishi i fushatës për zgjedhjet presidenciale, meqë po pati rezultat të mirë në lidhje me Kosovën, kjo do të ishte gjë shumë e mirë për Trumpin në fushatën presidenciale, citohet të ketë deklaruar Daçiq, transmeto Koha Ditore.