Rusia shënoi sinjale pozitive në procesin paqësor sirian dhe në mbledhjen e ardhshme në Astana sheh në një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së kornizës për negociatat në Gjenevë, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov. Moska, nga ana e saj, është e gatshme të arrijë në dialog konstruktiv me SHBA-në, porositi Lavrov, transmetojnë mediat britanike. Lavrov tha se Moska konsideron se bisedat në kryeqytetin e Kazakistanit, më 23 janar, janë hap i rëndësishëm drejt vendosjes së parametrit për zgjidhje politike gjithëpërfshirëse në Siri, që do të vazhdohet në Gjenevë. Agjencia TASS përmend se bisedat në Gjenevë për Sirinë duhet të fillojnë më 8 shkurt. Lavrov dje publikoi se SHBA-të janë thirrë në bisedimet e ardhshme për konfliktin sirian në Astana. Ai kohë më parë deklaroi se është e drejtë që pala amerikane të thirret në biseda për Sirinë në Astana dhe se në atë mënyrë Moska këmbëngul ta konsolidojë regjimin për ndërprerje të zjarrit dhe të kontribuojë drejt procesit të zgjidhjes politike të konfliktit.