Shkup, 3 nëntor – Komedia satirike suedeze “Sheshi” e cila fitoi në kanë këtë vit, më 9 nëntor në kinemanë “Milenium” do ta hapë Festivalin e 16-të të filmit evropian “Sinedejs”. Festivali zyrtarisht do të përfundojë më 19 me filmin artistik të Maqedonisë “Shërues” i Gjorqe Stavreski, por nga dita e ardhshme do të vazhdojë me maratonë dhjetëditore të filmit. Fesativali do të zgjat deri më 19 nëntor, kur do të komunikohen çmimet programeve garuese (edhe këtë vit të selektuara nga Bernd Buder), ndërsa nga 20 deri më 29 nëntor në Kinemanë e Qendrën kulturore rinore, do të ketë maratonë tërëditore të filmit me projeksione në dhjetë disiplina të ndryshme tematike. Edhe këtë vit do të ketë fond për çmime nga 300.000 denarë për filmin më të mirë në Selektimin zyrtar dhe në SineBallkan, ndërsa do të ndahen edhe çmime për kritikën më të mirë të filmit për filmat që do të shfaqen në festival.