Një adoleshente që vuan nga sindroma e Rapunzelit, i është nënshtruar një operacioni të menjëhershëm pasi në stomak kishte një grumbull gjigant flokësh, që mjekët ia kanë hequr. 16-vjeçarja nga Rusia prej 10 vitesh e kishte grumbullin e flokëve në stomakun e saj pasi sindromi i Rapunzelit, i shkaktonte një varësi për të ngrënë flokët e saj.
Pasi u ndesh me këtë çrregullim të rrallë për dhjetë vjet, gjysmë kilogram flokë ishin mbledhur brenda trupit të saj. Mjekët hoqën masën gjigande, pasi ajo përbënte një kërcënim të madh për shëndetin e saj. Mjekët u tronditën nga madhësia e topit të flokëve, që zinte 80% të stomakut të saj. Mjekët, me në krye Andrey Karavaev thanë se bllokimi kishte potencial të ishte shumë i rrezikshëm.
Kjo, për shkak se traktati gastrointensinal ishte në rrezik të bllokimit të plotë. Pas procedurës, adoleshentja e paidentifikuar thuhet të jetë “ndjerë shumë më mirë”. Trajtimi psikiatrik gjithashtu është rekomanduar për të ndihmuar pacienten që të mos hajë më flokët e saj.