Shkup, 27 tetor – Sindikata e Policisë protestoi kundër nëpërkëmbjes së profesionit polic dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Protestuesit fillimisht reaguan për ndriçimin rrugor i cili siç thanë ata ishte ndërprerë qëllimisht dhe më pas edhe pse hasën në rezistencë nga kolegët e tyre ata sërisht përmes dialogut arriten që të protestojnë para MPB së. Kërkesat e tyre janë shpallja e tenderit për unfiroma të policisë, rritje e pagave, marrëveshje kolektive e re me MPB në dhe tu thuhet stop degradimeve të paligjshme.
“Ju lus që në pajtueshmëri me të gjitha rregullativat dhe ligjet ne po bëjmë protestë në pajtueshmëri me të gjitha rekomandimet e Qeverisë. Kjo është turp që po na ndaloni, do të keni përgjegjësi ju mund të na nadaloni vetëm nëse hymë në MPB. Edhe ju doni të keni unforoma të reja, mbrojte adekuate gjatë punës, jo vetura të viteve të 90- ta, pancirë adekuatë dhe profesionistë në vende të duhura, prandaj ejani me ne dhe na jipni përkrahje sepse ne po luftojmë për të drejtat e nëpërkëmbuara të policisë” – tha Orce Kocevski nga Sindikati i Policisë.
Protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara thonë nga Sindikata e Policisë.